Ndërlidhjet

logo-print

Bisedime SHBA-Çeki rreth mbrojtjes raketore



Kryeministri çek, Petr Neças, tha se qeveria e tij është në bisedime me Shtetet e Bashkuara rreth mundësisë për të vendosur një qendër paralajmërimi në Çeki si pjesë e planit të ndryshuar amerikan për mbrojtjen raketore.

Neças theksoi se bëhet fjalë për një qendër të vogël me numër të kufizuar punonjësish. Ende nuk ka informacione se ku do të vendoset qendra dhe kur do të mund të jetë operacionale.

Vitin e kaluar presidenti Obama e ndryshoi thuajse tërësisht planin e paraardhësit të tij Xhorxh Bush për vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore në Poloni dhe në Çeki.

Obama propozoi një sistem mbrojtës raktor që do të jetë i lëvizshëm.
XS
SM
MD
LG