Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Një milion njerëz të prekur nga vërshimet në Pakistan


Kombet e Bashkuara thonë se vërshimet shkatërruese, në pjesën veriore të Pakistanit, kanë prekur një milion njerëz dhe kanë shkaktuar vdekjen e afro 430 njerëzve.

Zyra e OKB-së për koordinimin e punëve humanitare, ka vlerësuar se këto vërshime janë më vdekjeprurëset, që e kanë goditur rajonin prej vitit 1929.

Ekipet pakistaneze të shpëtimit dhe trupat, edhe sot po i vazhdojnë operacionet për t’i ndihmuar qindra mijëra njerëz të bllokuar.

Raportohet se në Peshavar, qyteti më i madh në pjesën veri-perëndimore, dhe rajonet Swat e Shangla, ishin izoluar për shkak se rrugët dhe autostradat ishin dëmtuar shumë nga vërshimet.
XS
SM
MD
LG