Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Martohet vajza e Bill dhe Hillari Klintonit


Disa përfaqësues të lartë të jetës politike dhe shoqërore në Shtetet e Bashkuara, pritet që sot do të marrin pjesë në ceremoninë e martesës së Çelzi Klintonit, që është vajza 30 vjeçare e Bill dhe Hillari Klintonit.

Ajo martohet me partnerin e saj shumëvjeçar, Marc Mezvinsky, me profesion bankar investues, në pushimoren Rhinebeck, në lumin Hadson, në shtetin Nju Jork.

Pos prindërve të vajzës, ish presidentit amerikan, Bill Klinton, dhe sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton, raportet e pakonfirmuara thonë se në dasmë do të marrë pjesë edhe ish sekretarja amerikane e shtetit, Medlin Ollbrajt, regjisori i njohur, Stiven Spilberg, moderatorja e popullarizuar televizive, Oprah Winfrey, e të tjerë.

Autoritetet e aviacionit e kanë shpallur zonë të ndalimit të fluturimeve të aeroplanave, hapësirën mbi vendin ku mbahet dasma.
XS
SM
MD
LG