Ndërlidhjet

Drucas: BE-ja nuk i ka dërguar OKB-së rezolutë për Kosovën


Zëvendës ministri i jashtëm i Greqisë, Dimitris Drucas, deklaroi sot se Bashkimi Evropian nuk u ka dërguar Kombeve të Bashkuara rezolutë për Kosovën.

“Nuk ka rezolutë të Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara”, tha zoti Drucas, pas takimit me ministrin e jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq, në Beograd.

Ai theksoi se vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë qëndrim të harmonizuar për Kosovën, por se po zhvillojnë bisedime për këtë çështje.

Duke e komentuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, zëvendës ministri Drucas, u shpreh se ai “qet hije në disa aspekte juridike”.

Vuk Jeremiq deklaroi se nuk ka dallim në qëndrimet e Greqisë dhe Serbisë për çështjet më të rëndësishme për stabilitetin dhe ardhmërinë e Ballkanit perëndimor.

Dimitris Drucas, pas Beogradit, udhëton për në Prishtinë, ku pritet të takohet me zyrtarët më të lartë të Kosovës.
XS
SM
MD
LG