Ndërlidhjet

Islamabad: Është gjetur kutia e zezë e aeroplanit të përplasur


Zyrtari i qeverisë së Pakistanit, Ramzan Sajid, tha se ekipet e shpëtimit sot e kanë gjetur “kutinë e zezë” të aeroplanit, i cili u rrëzua para katër ditësh në afërsi të kryeqytetit pakistanez. Me këtë rast humbën jetën 152 vetë në aeroplan.

Por, ai ka theksuar se ende është vështirë të thuhet se në çfarë gjendje është kjo kuti.

Hetuesit shpresojnë se “kutia e zezë”, e cila i regjistron operacionet e aeroplanit, do të ndihmoj në zbulimin e shkaqeve të rrëzimit të aeroplanit, që fluturonte nga Karaçi për në Islamabad.
XS
SM
MD
LG