Ndërlidhjet

logo-print

Raportet: Për të dytën ditë Irani goditet nga tërmeti


Raportohet se një tërmet me 5.8 shkallë e ka goditur sot pjesën jugore të Iranit, një ditë pasi një tërmet pak më i butë e kishte goditur pjesën verilindore.

Tërmeti i sotëm e kishte epiqendrën në provincën Kerman, afër qytetit Negar.

Nuk ka pasur raporte për viktima, por televizioni shtetëror tha se janë dëmtuar ndërtesat.

Nga tërmeti i djeshëm me intensitet 5.7 shkallë, në provincën verilindore Khorasan Razavi, ishin lënduar afro 270 vetë.
XS
SM
MD
LG