Ndërlidhjet

Pakistan: Nga vërshimet kanë vdekur 800 vetë


Zyrtarët pakistanezë thonë se afro 800 vetë kanë vdekur nga vërshimet, që e kanë përfshirë veriun e këtij vendi.

Një zyrtar lokal në provincën Khyber Pakhtunkhwa, u tha sot reporterëve në Peshavar, se vetëm në këtë rajon 150 vetë konsiderohen të zhdukur.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se afro një milion njerëz janë prekur nga vërshimet në pjesën veriore të Pakistanit.

Komisioni Evropian sot ka njoftuar se i ka dhënë 30 milionë euro ndihma humanitare për Pakistanin, përfshirë edhe ata që janë goditur nga vërshimet.
XS
SM
MD
LG