Ndërlidhjet

Greqi: Furnizimet me naftë me ndihmnën e ushtrisë


Me kamiona ushtarakë dhe me cisterna me përcjellje policore, në Greqi sot ka vazhduar furnizimi me naftë, kanë njoftuar zyrtarët e qeverisë në Athinë.

Këto çrregullime në furnizim janë shkaktuar për shkak të grevës së shoferëve të kamionave, e cila po vazhdon.

Karburanti me përcjellje ushtarake është dërguar në aeroporte, spitale, centrale elektrike, ndërsa policia i ka përcjellë cisternat për në pompa të benzinës.

Qeveria e Greqisë mbrëmë ka vendosur që të angazhohen kamionët ushtarakë dhe anijet për furnizim me naftë.

Pronarët e kamionave nuk e kanë përfillur urdhërin e qeverisë për obligim të punues.

Mosrespektimi i këtij urdhëri mund të bartë përgjegjësi penale dhe humbje të lejes së punës.
XS
SM
MD
LG