Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: Protesta kundër forcave të NATO-s



Mbi 200 afganë kanë protestuar në Kabul ndaj vrasjes në jug të Afganistanit të 53 civilëve afganë nga trupat e NATO-së. Burimet e forcës shumëkombëshe në Afganistan kanë theksuar se nuk ka fakte që të provojnë vrasjet e pretenduara.

Protestuesit thërrisnin “Vdekje Amerikës” dhe mbanin në duar fotot e fëmijëve, të cilët sipas tyre u vranë në 23 korrik në rajonin e Helmandit.
Një hetim i Këshillit Afgan të Sigurisë Kombëtare arriti në përfundimin se një raketë e NATO-s ka vrarë 52 civilë, përfshi gra dhe fëmijë.

Zëdhënësi i NATO-s, gjeneral brigade, Jozef Blotz tha se hetimet nuk kanë sjellë asnjë provë që të çon në këtë përfundim. Ai shtoi se më 23 korrik, në afërsi të fshatit, ka pasur përleshje mes trupave të koalicionit dhe kryengritësve. Në këto luftime u vranë gjashtë deri në tetë persona, shumica kryengritës.
Në mesin e të vrarëve mund të jenë “një deri në tre civilë”, tha zëdhënësi i Aleancës.
XS
SM
MD
LG