Ndërlidhjet

SHBA e Koreja e Jugut diskutojnë sanksionet ndaj Penjanit



I dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për kontrollin e armëve, Robert Einhorn, në Seul po diskuton me zyrtarët jugkoreanë ndëshkimet financiare për Korenë e Veriut.

Vizita e Einhorn vjen dy javë pas deklaratës së Sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, e cila bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të reja financiare ndaj Penjanit.

Sanksionet e reja do të kenë si cak shitblerjen e armëve dhe të materialeve të tjera që mund të përdoren nga regjimi komunist në programet bërthamore.
Ende nuk janë bërë të ditura rrugët që do të ndiqen për zbatimin e sanksioneve.
XS
SM
MD
LG