Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-ja ka plane për sulme ushtarak ndaj Iranit



Shtetet e Bashkuara e kanë një plan të gatshëm sulmi kundër Iranit, tha shefi i Shtabit të ushtrisë amerikane, gjenerali Majk Mallen.

"Opcioni ushtarak ka qenë dhe mbetet mbi tryezë dhe padyshim është një nga opcionet që ka presidenti. Dua të theksoj se shpresoj që nuk do të arrijmë në këtë fazë, por është një mundësi e rëndësishme dhe që është kuptuar mirë", tha Mullen.

Ai shtoi se si opcioni i sulmit dhe ai i një Irani që zotëron armë bërthamore janë shqetësuese.

“Ka pasoja të paparashikueshme nga të dyja skenarët, në këtë pjesë jashtëzakonisht të paqëndrueshme të botës”, tha gjenerali amerikan në një intervistë për rrjetin televiziv NBC.
XS
SM
MD
LG