Ndërlidhjet

SHBA-ja ka plane për sulme ushtarake ndaj Iranit

  • RFE /RL

Majk Mullen

Majk Mullen

Shtetet e Bashkuara kanë një plan të gatshëm sulmi kundër Iranit, tha shefi i Shtabit të ushtrisë amerikane, gjenerali Majk Mullen.

"Opsioni ushtarak ka qenë dhe mbetet mbi tryezë dhe padyshim është një nga opsionet që ka presidenti. Dua të theksoj se shpresoj që nuk do të arrijmë në këtë fazë, por është një mundësi e rëndësishme dhe që është kuptuar mirë", tha Mullen.

Ai shtoi se si opsioni i sulmit dhe ai i një Irani që zotëron armë bërthamore janë shqetësuese.

“Ka pasoja të paparashikueshme nga të dy skenarët, në këtë pjesë jashtëzakonisht të paqëndrueshme të botës”, tha gjenerali amerikan në një intervistë për rrjetin televiziv NBC.
XS
SM
MD
LG