Ndërlidhjet

Hagë: Haradinaj kërkon lirim deri në gjykim


Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar sot nga Gjykata e Hagës, që të lirohet përkohësisht deri në fillimin e procesit gjyqësor.

Në kërkesë, avokatët e liderit të AAK-së, theksojnë se nëse lirohet, ai nuk do të paraqesë rrezik për dëshmitarët dhe se nuk ekziston rreziku për ikjen e tij.

Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës, në seancën e mbajtur më 21 korrik të këtij viti, ka vendosur që procesi kundër Ramush Haradinjat, Idriz Baljat dhe Lah Brahimit, të përsëritet pjesërisht.
XS
SM
MD
LG