Ndërlidhjet

Jordani: Nga raketa janë plagosur pesë vetë


Zyrtarët e sigurisë së Jordanisë thonë se një raketë e tipit Grad, e ka goditur qytetin port Aqaba, duke plagosur pesë vetë.

Ministria e brendshme e Jordanisë tha se hetimet kanë treguar se raketa ishte lansuar nga Sinai në Egjipt.

Zyrtarët e Izraelit thonë se raketat kishin rënë edhe në qytetin port izraelit, Eilat, afro 10 kilometra nga Aqaba.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për të plagosur në Eilat.

Zyrtarët izraelitë thonë, poashtu, se raketat ishin hedhur nga Sinai i Egjiptit, një hapësirë ku militantët islamistë kanë operuar në të kaluarën.

Por, zyrtarët e sigurisë së Egjiptit, i kanë hedhur poshtë pretendimet se raketat janë hedhur nga territori i Egjiptit.
XS
SM
MD
LG