Ndërlidhjet

Britani: Zyra e kryeministrit i mbronë komentet për Pakistanin


Zyra e kryeministrit britanik, Dejvid Kamerun, ka njoftuar sot se ai qëndron në komentet e tij, që i bëri në Indi, javën e kaluar, për Pakistanin dhe eksportin e terrorizmit.

Këto kometne kishin shkaktuar kundërshtim dhe zemërim në Pakistan, me ç’rast ambasadori britanik në Islamabad ishte ftuar për të marrë një notë formale të kundërshtimit.

Në Pakistan ka pasur zëra që kanë kërkuar që presidenti Asif Ali Zardari, ta anuloj vizitën e tij në Londër, të paraparë për këtë javë.

Por ai i ka injoruar këto kërkesa.
XS
SM
MD
LG