Ndërlidhjet

Poloni: Rusia po i vonon hetimet për aeroplanin e Kaçinskit


Hetuesi i lartë polak, Edmund Kliç, thotë se Rusia po e vonon dërgimin e informacioneve në Varshavë, lidhur me rrëzimin e aeroplanit polak më 10 prill të këtij viti, me ç’rast u vra presidenti i Polonisë, Leh Kaçinski.

Hetuesi Klich i tha së përditshmes Gazeta Wiborça se rusët “nuk dëshirojnë që ta dorëzojnë materialin”.

Në dokumentet e këtij rasti, do të mund të konfirmohej ose të përjashtohej roli i kontrollit të trafikut ajror rus, në rrëzimin e aeroplanit të Polonisë në aeroportin Smolensk, në pjesën perëndimore të Rusisë.

Nga përplasja e aeroplanit, patën humbur jetën 96 vetë.
XS
SM
MD
LG