Ndërlidhjet

logo-print

Indi: 19 vetë të vrarë në protestat në Kashmir


Zyrtarët thonë se katër vetë janë vrarë sot në protestat e dhunshme në Kashmirin e administruar nga India.

Kështu numri i të vrarëve gjatë tri ditëve të fundit arriti në 19 vetë.

Përleshjet ndërmjet banorëve lokalë dhe forcave të sigurimit në kryeqytetin Shrinagar, shpërthyen të premten në mbrëmje dhe u përhapën në qytetet e Luginës së Kashmirit, me popullatë shumicë myslimane, gjatë fundjavës.

Autoritetet kanë zbatuar orë policore në rajon.

Turma e zemëruar ka protestuar kundër vrasjes së 34 civilëve nga ana e ushtarëve në këtë rajon, prej 11 qershorit.

India e akuzon Pakistanin fqinjë se po i ndihmon militantët në Kashmir.

Islamabadi i hedhë poshtë akuzat, ndërsa militantët i cilëson si luftëtarë të lirisë.
XS
SM
MD
LG