Ndërlidhjet

logo-print

Jordani: Një i vrarë nga raketa që dyshohet se erdhi nga Egjipti


Një person është vrarë dhe katër civilë të tjerë janë plagosur, nga eksplodimi i një rakete të tipit Grad në qytetin port Aqaba, të Jordanisë.

Ministria e brendshme e Jordanisë thotë se personi që humbi jetën ishte i plagosur dhe vdiq në spital.

Sipas kësaj ministrie, hetimet kanë treguar se raketa ishte lansuar nga Sinai në Egjipt.

Zyrtarët e Izraelit thonë se raketat kishin rënë edhe në qytetin port izraelit, Eilat, afro 10 kilometra nga Aqaba.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për të plagosur në Eilat.

Zyrtarët izraelitë thonë, poashtu, se raketat ishin hedhur nga Sinai i Egjiptit, një hapësirë ku militantët islamistë kanë operuar në të kaluarën.

Por, zyrtarët e sigurisë së Egjiptit, i kanë hedhur poshtë pretendimet se raketat janë hedhur nga territori i Egjiptit.
XS
SM
MD
LG