Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Misioni luftarak në Irak përfundon më 31 gusht


Presidenti amerikan, Barak Obama, tha sot se misioni luftarak i Shteteve të Bashkuara në Irak, do të përfundoj ashtu “siç është premtuar dhe sipas orarit”, më 31 gusht 2010.

“Pak pasi e mora zyrën, e pata shpallur strategjinë tonë të re për Irakun, për tranzicion deri në përgjegjësinë e plotë të irakianëve. E pata bërë të qartë se më 31 gusht të vitit 2010, do të përfundoj misioni luftarak i Shteteve të Bashkuara në Irak. Kjo është ajo që ne po e bëjmë, ashtu siç kemi premtuar dhe sipas orarit”, tha presidenti amerikan, gjatë fjalimit në konventën kombëtare të Veteranëve Amerikanë me aftësi të kufizuara në Atlanta.

Barak Obama theksoi se deri në fund të gushtit, më se 90 mijë ushtarë, meshkuj dhe femra, do të kthehen në shtëpi, ndërsa një forcë tranzicionale prej 50 mijë trupash, do të mbetet në Irak për stërvitjen e forcave të sigurisë, për ndërmarrjen e operacioneve kundër terrorizmit dhe për dhënien e sigurisë për përpjekjet civile të Shteteve të Bashkuara.

Ai më tutje tha se të gjitha trupat amerikane do të largohen nga Iraku deri në fund të vitit të ardhshëm.

Duke iu referuar luftës në Afganistan, presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara po bëjnë progres, “përkundër sfidave të mëdha”.
XS
SM
MD
LG