Ndërlidhjet

KNKK: Nga vërshimet në Pakistan janë vrarë 1100 vetë


Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) tha sot se së paku 1100 vetë kanë humbur jetën dhe afro 2.5 milionë janë prekur nga vërshimet e shkaktuara nga të reshurat e mëdha në Pakistan.

KNKK tha se Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Lëvizja e Gjysmëhënës së Kuqe, deri tash, kanë dhënë ndihma në ushqim për më se 20 mijë individë, që janë shpërndarë nga Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe në Pakistan.

Kryqi i Kuq e ndërmori këtë askion derisa të mbijetuarit e vërshimeve në provincën veriore Khyber Pakhtunkhwa, kanë shprehur zemërim për mosveprim nga qeveria e Pakistanit.

Mian Iftikhar Husain, zyrtar i lartë në provincën e përmendur, tha se mund të ndodhë që 1500 njerëz e kanë humbur jetën nga vërshimet.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, ka shprehur “keqardhje të thellë” për tragjendinë në Pakistan dhe ka premtuar deri në 10 milionë dollarë ndihmë për popullatën që po vuan.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, thotë se Shtetet e Bashkuara, poashtu, po dërgojnë pajisje dhe ndihmë prej 10 milionë dollarësh, si një përkushtim fillestar.
XS
SM
MD
LG