Ndërlidhjet

OKB: Dhjetë talibanë janë hequr nga lista e terrorit


Kombet e Bashkuara thanë sot se 10 talibanë dhe 35 pjesëtarë të al-Kaidës, janë hequr nga lista e sanksioneve të OKB-së, pas një rishqyrtimi të gjërë të 488 emrave.

Thomas Mayr-Harting, kryesues i panelit të Këshillit të Sigurimit, tha se 433 emra, 132 talibanë dhe 311 pjesëtarë të al-Kaidës, janë konfirmuar në listë.

Individët në këtë listë janë subjekt i bllokimit të pasurive dhe u ndalohet udhëtimi.

Në kuadër të përpjekjeve të tij për promovimin e pajtimit kombëtar, presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, që nga lista t’i largoj disa emra të talibanëve, që nuk ishin të ndërlidhur me al-Kaidën.
XS
SM
MD
LG