Ndërlidhjet

Pakistan: Nga dhuna në Karaçi – 37 të vrarë


Nga vala e dhunës së motivuar politikisht, në qytetin jugor Karaçi të Pakistanit, pas vrasjers së një ligjvënësi provincial, gjatë natës janë vrarë së paku 37 vetë dhe janë plagosur afro 80 të tjerë.

Të shtëna janë dëgjuar edhe në mëngjesin e sotëm, përkundër vendosjes së trupave qeveritare për ta rivendos rendin.

Shkollat dhe fakultetet në Karaçi dhe në hapësirat e tjera urbane, janë urdhëruar të mbyllen.

Korrespondentët e kanë përshkruar dhunën si përleshje etnike dhe sektare.

Trazirat u bënë pas vrasjes së ligjvënësit Raza Haider, gjatë një varrimi në një xhami.
XS
SM
MD
LG