Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Rrëzimit të aeroplanit i shpëtuan 4 vetë, 11 vdiqën


Ministria për situata emergjente e Rusisë njoftoi se 4 prej 15 njerëzve në aeroplanin e tipit A-24, i kanë shpëtuar rrëzimit afër qytetit Igarka.

Ministria ka konfirmuar se 11 vetë kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit.

Katër personat, që i kanë shpëtuar rrëzimit, janë dërguar në spital. Tre prej tyre ishin anëtarë të ekuipazhit.

Aeroplani kishte fluturuar nga qyteti Krasnojarsk, por ishte përplasur 700 metra larg pistës në Igarka.
XS
SM
MD
LG