Ndërlidhjet

Kundërshtimi i GJND-së, shkelje e së drejtës ndërkombëtare


GJND
GJND
I ngarkuari me punë i Ambasadës së Francës në Beograd, Mishel Sharbonije, ka deklaruar se për Parisin është e papranueshme rezoluta për Kosovën, të cilën Serbia e ka paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe se Beogradi nuk është konsultuar me Francën për këtë propozim dokument.

“Ky propozim, me të cilin bëhet thirrje për negociata për çështjet e pazgjidhura, përkatësisht për çështjen e pavarësisë së Kosovës, është manovër jokonstruktiv, me të cilin synohet që të vihet dyshim në mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, i tha Sharbonije, gazetës beogradase, Pres.

Ai mëtutje ka theksuar se për Francën, mendimi i gjykatës është shumë i qartë, pasi me shumicë të madhe ka vlerësuar se asnjë prej argumenteve kundër pavarësisë së Kosovës, nuk është i pranueshëm.

“Vënia e dyshimit në këtë interpretim do të thotë kundërshtim i GJND-së dhe shkelje e së drejtës ndërkombëtare”, vlerësoi Mishel Sharbonije.(f.b.)
XS
SM
MD
LG