Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Hyseni u takua me përfaqësues të vendeve arabe


Ministri i jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, është takuar me përfaqësuesit e misioneve vëzhguese të Ligës së Shteteve Arabe dhe të Organizatës së Konferencës Islamike në Kombet e Bashkuara.

Mëtutje, në njoftimin e ministrisë së jashtme, thuhet se në këto takime, është biseduar për mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe për njohjet.

Pos takimit, ai këtyre organizatave u ka dërguar edhe letra, në të cilat kërkon që shtetet anëtare të këtyre organizatave të lëvizin në drejtim të njohjes së Kosovës.
XS
SM
MD
LG