Ndërlidhjet

Rusia përsërit kundërshtimin ndaj Kosovës në prag të takimit të KS-së



“Qasja parimore e Rusisë ndaj Kosovës mbetet e pandryshuar dhe mbështetet në parimin e integritetit territorial dhe sovranitet të Republikës së Serbisë si dhe në nevojën për zbatim strikt të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. Kjo e fundit mbetet korniza ligjore e detyrueshme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ruajtjen e sigurisë dhe për mosnjohjen e shpalljes së pavarësisë së njëanshme nga Kosova.”

Kjo ka qenë deklarata e bërë nga Ministria e Jashtme e Rusisë në prag të takimit të rregullt të Këshillit të Sigurimit për Kosovën që mbahet sot.

Rusia ka kryesinë e rradhës së KS-së për muajin gusht dhe e ka përcaktuar takimin e sotëm për Kosovën si një nga përparësitë e kryesimit të saj njëmujor.
XS
SM
MD
LG