Ndërlidhjet

logo-print

Jemen: Plagosen tetë policë nga sulmi vetëvrasës



Autoritetet në Jemen thanë se tetë policë janë plagosur kur një sulmues vetëvrasës sulmoi një qendër të policisë në jug të vendit.

Policia tha se sulmuesi e hodhi veten në erë në hyrje të ndërtesës së policisë në qytetin al-Dhalea, në provincën me të njëjtin emër.

Policia tha se sulmi dyshohet të jetë nga Al Kaida.
XS
SM
MD
LG