Ndërlidhjet

Van Vrisvijk diskuton krimin në veri



EULEX-i shqyrton sot 6 nga 25 rastet që po i heton në lidhje me krimin e organizuar dhe kontrabandën në veri. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.

“Sot në orën 15 në Mitrovicë në mes të kryeprokurorit të EULEX-it dhe Task Forcës- Veri, do të shqyrtohen gjashtë raste prioriteti nga gjithsej 25 raste që kanë të bëjnë me hetime në veri të Kosovës”, tha Krasniqi.

Ditë më parë, kryeprokurori i EULEX-it, Johanes Van Vrisvijk, ka thënë se kjo listë ka të bëjë vetëm me veriun e Kosovës. Ai i ka cilësuar rastet si serioze. Kryeprokurori ka thënë se në mesin e të dyshuarve ka serbë dhe shqiptarë.
XS
SM
MD
LG