Ndërlidhjet

logo-print

EULEX-i diskuton krimin në veri


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Misioni evropian për sundimin e ligjit ka nisur së shqyrtuari 6 raste që kanë të bëjnë me krimin dhe kontrabandën në veri të Kosovës.


Paralajmërimet se do të hetohen rastet e krimit dhe në veri të Kosovës, duket të kenë nisur zë zbatuari në praktikë. Kryeprokurori Johanes Van Vrisvijk ka mbajtur një takim të martën në Mitrovicë, për t’i shqyrtuar 6 raste serioze nga 25, sa po hetohen në lidhje me krimin e organizuar dhe kontrabandën në veri.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.

“Sot në Mitrovicë në mes të kryeprokurorit të EULEX-it dhe Task Forcës- Veri, do të shqyrtohen gjashtë raste prioriteti, nga gjithsej 25 raste që kanë të bëjnë me hetime në veri të Kosovës”
, ka njoftuar Krasniqi.

Zyrtarët e EULEX-it kanë bërë të ditur se të 25 rastet janë të ndërlidhura me kontrabandë, krim të organizuar, korrupsion, vrasje dhe tentim-vrasje.
Gjashtë nga këto cilësohen si serioze dhe të profilit të lartë.

Jarinë

Ditë më parë, kryeprokurori i EULEX-it, Johanes Van Vrisvijk, kishte thënë se lista prej 25 personash ka të bëjë vetëm me veriun e Kosovës. Ai kishte konfirmuar se në mesin e të dyshuarve se kanë bërë vepra të paligjshme, ka serbë dhe shqiptarë.

Ndërkohë, drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se janë identifikuar personat fizikë apo kompanitë, që kanë futur mallra të kontrabanduara përmes pikave kufitare në veriun e Kosovës.

“Në baza ditore ne kemi marrë të dhëna se çka ka hyrë dhe se çka është zhdoganuar. Realisht aty është vërejtur se në vazhdimësi kemi pasur një diferencë po them, minus, të atyre dërgesave që janë futur përmes pikave kufitare, por nuk janë paraqitur në terminalin doganor në Mitrovicë, pra nuk kanë ardhur për zhdoganim. Kështu që ndaj të gjitha këtyre rasteve ne kemi përgatitur edhe lëndë për t’i ndjekur ata
”, ka thënë Huruglica.

Në vendkalimet kufitare në veri, përkatësisht në Portën 1 dhe 31, mallrat nuk zhdoganohen, por vetëm regjistrohen. Zhdoganimi i tyre bëhet në terminalin doganor, që gjendet në jug të Mitrovicës.

Por, siç ka thënë vetë Huruglica, jo i gjithë malli që hyn nga këto pika zhdoganohet në këtë terminal. Ai ka sqaruar se Dogana ua ka dërguar lëndët për kontrabandë eventuale organeve të drejtësisë në Kosovë, përfshirë dhe EULEX-in.

“Një pjesë e këtyre lëndëve i është dërguar, gjykatës, gjegjësisht Prokurorisë së Qarkut të Mitrovicës, që funksionon në Vushtrri, por ka pasur edhe në Prishtinë. Ne i kemi shkëmbyer të dhënat edhe me EULEX-in. Ky ka qenë aktivitet i vazhdueshëm, nuk ka qenë vetëm me një vend, po varësisht se nga vjen subjekti apo malli i caktuar”,
ka shpjeguar Huruglica.

Veriu i Kosovës është cilësuar shpesh edhe nga vetë autoritetet kosovare si oazë e krimit. Prishtina zyrtare nuk ka shtrirë ende kontrollin e saj në atë pjesë, siç nuk ka bërë as misioni evropian për sundimin e ligjit.

Pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, serbët patën djegur pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës, duke e lënë këtë pjesë për një kohë të gjatë kontroll kufitar. Tani atje janë vendosur doganierët e EULEX-it, por ende nuk kanë filluar që në këto pika ta zhdoganojnë mallin.
XS
SM
MD
LG