Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Disa zjarre janë jashtë kontrollit



Ministri i Emergjencës i Rusisë, Sergei Shoigu, citohet të ketë thënë se disa zjarre që kanë kapluar zona të tëra të vendit kanë dalë jashtë kontrollit.

Deklaratat e tij janë në kundërshtim me pohimet e mëhershme të zyrtarëve të lartë rusë se zjarret janë vënë nën kontroll.

Deri tani të paktën 40 vetë kanë vdekur dhe janë shkatërruar më shumë se 2 mijë shtëpi.

Rreth 10 mijë zjarrfikës, mijëra trupa dhe dhjetëra mijë vullnetarë po e vazhdojnë betejën me flakët që kanë përfshirë dhjetra provinca në Rusinë perëndimore.
XS
SM
MD
LG