Ndërlidhjet

logo-print

Shkup: Tërhiqet diplomati i Çekisë



Një diplomat çek është tërhequr nga ambasada e Republikës së Çekisë në Shkup për shkak se ka punuar për shërbimin informativ të ushtrisë, njoftuan mediat lokale.

Tërheqja u bë pasi instituti çek për studimin e regjimeve totalitare gabimisht i ka publikuar në internet listat e policëve dhe agjentëve, të cilët gjatë kohës së komunizmit kanë punuar për shërbimin informativ të ushtrisë.

Në listë ndodhej edhe emri i Vaclav Mleziv, i cili menjëherë është detyruar të lëshojë ambasadën e Çekisë në Shkup.

XS
SM
MD
LG