Ndërlidhjet

Moskë: Zjarri shkatërron bazën ushtarake



Hetuesit rusë thanë se zjarret e pyjeve kanë shkatërruar një bazë të marinës në afërsi të Moskës, duke asgjësuar pajisjet aeronautike dhe automjetet.

Deklarata thotë se zjarri në bazën ushtarake Kolomna, në juglindje të kryeqytetit, ka shkatërruar selinë e bazës, departamentin e financave, 13 depo me pajisje aeronautike dhe 17 depo të automjeteve.

Ndërkohë po vazhdojnë hetimet për të verifikuar raportet, sipas të cilave, janë djegur 200 aeroplanë ndërsa dëmet e shkaktuara kapin shumën prej 500 milionë euro.
XS
SM
MD
LG