Ndërlidhjet

Hyseni: KB të njohë realitetin e Kosovës së pavarur



Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, formalisht i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit që të miratojë rezolutë të re e cila do të pasqyrojë realitetin e krijuar me pavarësinë e Kosovës.

Hyseni u tha gazetarëve se ai u ka kërkuar 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që ta zëvendësojnë rezolutën 1244, nga viti 1999.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit për Kosovën, Hyseni tha se teksti i ri “do të duhej të pasqyrojë realitetin e krijuar nga pavarësia e Kosovës dhe mbështetjen e saj nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”.

Ndërkohë, Serbia ka prezantuar një projekt rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme, e cila bën thirrje për negociata të reja për Kosovën, por nuk insiston në bisedime të reja për statusin.
XS
SM
MD
LG