Ndërlidhjet

Britania paralajmëron Serbinë për Kosovën



Britania e paralajmëroi Serbinë se çdo përpjekje për të minuar pavarësinë e Kosovës do të nxiste konfrontime të reja me ato vende që e kanë njohur Prishtinën.

Zëvendës ambasadori britanik në OKB, Filip Parham, tha se në dritën e opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka ardhur koha që t’u jepet fund debateve rreth pavarësisë së Kosovës, të cilën Serbia dhe aleati i saj Rusia thonë se kurrë nuk do ta pranojnë.

“Procesi legal para GJND-së mori fund dhe kjo nënkupton edhe fundin e debatit rreth statusit të Kosovës”, i tha Parham Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG