Ndërlidhjet

SHBA sanksionojnë firmat iraniane në Evropë



Shtetet e Bashkuara shpallën sanksione kundër kompanive në Evropë që dyshohen se shfrytëzohen nga qeveria e Iranit për të shmangur sanksionet dhe mbështetur aktivitetet bërthamore.

Departamenti i Thesarit emëroi 21 firma dhe ua ndaloi amerikanëve që të përfshihen në biznese me to.

Trembëdhjetë kompani janë në Evropë, nëntë nga të cilat në Gjermani, dy në Bellorusi, dhe nga një në Luksemburg dhe Itali.

Një kompani është në Japoni, ndërsa tjerat në Iran.

Kompanitë përfshihen në aktivitete bankare, sigurime dhe investime, miniera dhe industri të inxhinerisë.
XS
SM
MD
LG