Ndërlidhjet

KB, SHBA reagojnë për incidentin mes Izraelit dhe Libanit



Këshilli i Siguirimit dhe Departamenti amerikan i Shtetit i bënë thirrje Izraelit dhe Libanit të ushtrojnë vetëpërmbajtje pas përleshjes kufitare që la pesë të vrarë.

Ambasadori rus në OKB, Vitalij Çurkin, i cili këtë muaj e kryeson Këshillin e Sigurimit, tha se anëtarët e këshillit u bënë thirrje dy palëve t’i përmbahen rezolutës 1701, e cila i dha fund luftës mes Izraelit dhe Hezbollahut në verën e vitit 2006.

Të paktën pesë njerëz u vranë në shkëmbim-zjarrin, tre ushtarë të Libanit, një gazetar libanez dhe një kolonel izraelit.

Të dyja palët e fajësuan njëra tjetrën për incidentin.
XS
SM
MD
LG