Ndërlidhjet

Al Kaida merr përsipër sulmin në tankerin



Një grup militant i lidhur me Al Kaidën ka pohuar se sulmuesi vetëvrasës nga radhët e saj ishte përgjegjës për sulmin ndaj tankerit japonez javën e kaluar afër Ngushticës së Hormuzit.

Grupi "Brigadat e Abdullah Azam" tha se të mërkurën e kaluar pas mesnatës një martir e hodhi veten në erë në tankerin japonez "M. Star" në Ngushticën e Hormuzit ndërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Omanit.

Deklarata nuk është verifikuar nga burime të pavarura.
XS
SM
MD
LG