Ndërlidhjet

logo-print

KB: Pemët shkaktarë të përplasjes ndërkufitare



Forca paqëruajtëse e Kombeve të Bashkuara në Libanin jugor konfirmoi se pema, e cila shkaktoi incidentin vdekjeprurës afër kufirit izraelito-libanez ndodhej në anën izraelite të "Vijës së Kaltërt" kur ndodhi incidenti.

Trupat e Izraelit dhe Libanit shkëmbyen zjarr të martën kur trupat izraelite po përpiqeshin të mbjellin pemë përgjatë "Vijës së Kaltërt" në territorin e pretenduar nga të dyja palët.

Të paktën pesë njerëz u vranë në shkëmbim-zjarrin, tre ushtarë të Libanit, një gazetar libanez dhe një kolonel izraelit.

Këshilli i Siguirimit dhe Departamenti amerikan i Shtetit i bënë thirrje Izraelit dhe Libanit të ushtrojnë vetëpërmbajtje pas përleshjes kufitare.

Ndërkohë, armata e Izraelit tha se po vazhdon sot shkuljen e pemëve në zonën.
XS
SM
MD
LG