Ndërlidhjet

Karaçi: Arrin në 58 bilanci i viktimave



Pakistani sot ka dërguar forca shtesë të sigurisë në portin jugor të Karaçit, pasi edhe 13 persona të tjerë e humbën jetën gjatë natës në dhunën etnike dhe politike.

Të paktën 58 njerëz janë vrarë nga e hëna kur shpërtheu dhuna pas vrasjes së politikanit Raza Hajdar gjatë një ceremonie mortore në xhami.

Viktimat besohet të jenë pjesëtarë të partive politike rivale apo të grupeve etnike.
XS
SM
MD
LG