Ndërlidhjet

SHBA: Japonia të imponojë sanksione shtesë kundër Iranit


Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara kanë kërkuar sot nga Japonia, që ta ndjek shembullin e Bashkimit Evropian, dhe të imponojë sanksione shtesë kundër Iranit, për shkak të programit të tij bërthamor.

Kjo thirrje u bë një ditë pasi Japonia imponoi sanksione kundër Iranit në harmoni me rezolutën e Kombeve të Bashkuara dhe tha se planifikon shpalljen e masave plotësuese ndëshkuese, më vonë këtë muaj.

Në muajin qershor, Këshilli i Sigurimit i OKB-së, e ka miratuar rundin e katërt të sanksioneve ndaj Iranit, për shkak të refuzimit të Teheranit, që ta ndalë pasurimin e uraniumit, për të cilin shumë vende perëndimore kanë shqetësime se mund të çoj në prodhimin e armatimit atomik.

Irani thotë se programi i tij bërthamor është paqësor.
XS
SM
MD
LG