Ndërlidhjet

logo-print

Pavarësisht zërave që flasin për tensionim eventual të situatës së sigurisë në pjesën veriore të Kosovës, autoritetet vendore thonë se nuk do të zmbrapsen nga përpjekjet për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri. Përkeqësimi eventual i situatës së sigurisë në këtë pjesë të vendit, thuhet se do të menaxhohet edhe nga misioni i NATO-s në Kosovë.


Autoritetet në Kosovë shprehin vendosmërinë që, pavarësisht situatës aktuale politike, në të cilën gjendet Kosova, të vazhdojnë veprimet për vendosjen e sundimin e ligjit në veri të vendit.

Krahas hetimeve të misionit evropian për polici e gjyqësi që po i zhvillon lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin në veri, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës thonë se do të vazhdojnë përpjekjet për të shtrirjen e autoritetit në pjesën veriore të Mitrovicës.

Bajram Rexhepi

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, thotë se angazhimet e institucioneve kosovare do të jenë të kujdesshme, por se nuk duhet t’i dëmtojnë obligimet, siç i quajti ai, që dalin nga Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet e vendit.

“Ne iu shmangemi tensioneve, por jo në dëm të institucioneve qendrore obligimeve që dalin edhe nga Kushtetuta edhe nga ligjet e Kosovës. Arsyetime politike mund të gjesh në çdo moment. Pra, ne i shtrijmë funksionet tona në mënyrë të kujdesshme”,
thotë Rexhepi.


Situata në veri të Kosovës u diskutua në mbledhjen e së martës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, në të cilën sekretari i përgjithshëm i OKB-së tha se nuk guxon të nënvlerësohet mundësia e destabilizimit të situatës në veri.

Zëdhënësi i UNMIK-ut, Rasëll Gik, thekson se duhet të ketë konsultime ndërmjet palëve përgjegjëse kur bëhet fjalë për veprimet që ndërmerren në veri.
Situata në veri mbetet shqetësimi kryesor, jo vetëm për Bashkësinë Ndërkombëtare, por edhe për njerëzit që jetojnë atje...


“Situata në veri mbetet shqetësimi kryesor, jo vetëm për Bashkësinë Ndërkombëtare, por edhe për njerëzit që jetojnë atje dhe zyrtarët e të gjitha palëve”
.

“Më e rëndësishmja është që të zhvillohen konsultime dhe të ketë dialog kurdo që ndërmerret ndonjë hap, në mënyrë që të vazhdohet të ketë siguri e stabilitet”
, shprehet Gik.

Mekanizmat vendorë e ndërkombëtarë të sigurisë qysh para prezantimit të mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ishin zotuar të jenë gati për të menaxhuar eskalimin e mundshëm të situatës në atë pjesë të vendit.

Ndryshimi i gjendjes në veri dhe shprehja eventuale e pakënaqësive të banorëve ndaj zhvillimeve të ndryshme politike, duket se ndikojnë dhe në veprimet e misionit të NATO-s në Kosovë.

Zëdhënësi i KFOR-it, Michael Koetting, thotë se veriu do të mbetet fokusi kryesor i veprimeve të këtij misioni në vend.
Veriu do të jetë fokusi ynë kryesor në Kosovë.


“KFOR-i gjithmonë i angazhon trupat në përputhje me nevojat rreth situatës së sigurisë dhe kështu po veprojmë momentalisht në veri, i cili mbetet orvatja jonë kryesore. Veriu do të jetë fokusi ynë kryesor në Kosovë”, thotë Koetting.

Hapja e Zyrës për Regjistrim Civil në veri të Kosovës dhe tentimi i autoriteteve kosovare për rihapjen e gjykatave në veri, kishin shkaktuar në javët e kaluara një varg incidentesh në këtë pjesë të vendit.

Përfaqësues të shtetit serb i kishin kundërshtuar ashpër iniciativat e tilla duke paralajmëruar destabilizimin e situatës atje.

Lexoni edhe këto: Beteja me strukturat paralele
Pas GJND-së, sfidë shtrirja në veri
XS
SM
MD
LG