Ndërlidhjet

Berisha: Raportet e KE-së – “shumë objektive”


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka vlerësuar si “shumë objektive” raportet e ekspertëve të Komisionit Evropian, të cilat i janë dorëzuar Tiranës.

Në këtë aspekt, ai ka kërkuar nga administrata, që raportet të shqyrtohen detajisht, ndërsa përgjigjjet të paraqitet brenda afatit të përcaktuar, deri në fund të muajit gusht.

Zoti Berisha, në mbledhjen e sotme të qeverisë, tha se do të evidentohet çdo problem i paraqitur në këto raporte dhe do të procedohet mëtutje me reforma.

Ai ka theksuar se prioritete të qeverisë së tij mbeten “lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
XS
SM
MD
LG