Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Miliarderët premtojnë fonde për organizatat humanitare


Më se 30 miliarderë të Shteteve të Bashkuara, sot kanë premtuar se do të japin së paku 50% të pasurisë së tyre në fondet humanitare, në kuadër të fushatës së nisur nga investuesi Warren Buffet dhe themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates.

Sipas faqes në internet, “Premtimi për dhënie”, në mesin e pasanikëve, që i bashkohen kësaj fushate, janë edhe prefekti i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, bashkë themeluesi i kompanisë Oracle, Larry Ellison, magnati i mediave, Ted Turner, e shumë të tjerë.
XS
SM
MD
LG