Ndërlidhjet

Japoni: Ban Ki-mun takon viktimat e atomit në Nagasaki


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, sot gjatë vizitës së tij të parë në Nagasaki, është takuar me viktimat e sulmit me bombë atomike.

Nesër, ai do ta vizitoj Hiroshimën.

Ban Ki-mun, do të jetë i pari sekretar i përgjithshëm i OKB-së, që merr pjesë në Ceremoninë Memoriale Paqësore në Hiroshimë, me të cilën përkujtohet sulmi me bombë atomike në këtë qytet, më 6 gusht 1945.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë përfaqësuesit e afro 70 vendeve, përfshirë edhe ambasadorin amerikan në Japoni, Xhon Rus, i cili do të jetë përfaqësuesi i parë amerikan që e bënë këtë.
XS
SM
MD
LG