Ndërlidhjet

Seul: Koreja Jugore i ka filluar ushtrimet e gjëra ushtarake


Koreja e Jugut i ka filluar ushtrimet detare të shkallës së gjërë, afër kufirit të kontestuar me Korenë Veriore, ka njoftuar ministria e mbrojtjes.

Ushtrimet kundër nëndetëseve kanë për qëllim që Koresë Veriore t’i tërhiqet vërejtja, pas sulmit të dyshuar kundër luftanijes jugkoreane në muajin mars, me ç’rast u vranë 46 marinarë.

Zyrtarët thonë se në ushtrime po marrin pjesë 29 anije, përfshirë edhe nëndetëse, 50 aeroplana dhe 4500 ushtarë.

Koreja e Veriut, që i hedhë poshtë akuzat për fundosjen e anijes jugkoreane, tha se do të përgjigjet me “forcë fizike” ndaj ushtrimeve.
XS
SM
MD
LG