Ndërlidhjet

Hagë: Supermodelja Campbell dëshmon në procesin Taylor


Supermodelja Naomi Campbell, tha sot në procesin e Gjykatës për Krime të Luftës në Hagë, kundër ish presidentit të Liberisë, Charles Taylor, se ajo kishte marrë “disa gurë të vegjël të lëmuar”, pas një darke me zotin Taylor.

Supermodelja Campbell tha se ajo nuk e kishte ditur identitetin e njeriut, i cili e takoi natën dhe tha se e kishte një “dhuratë” për ju të, duke i dhënë asaj një qese të vogël. Ajo theksoi se nuk kishte pasur ndonjë letër përcjellëse, që do të ishte indikacion se nga kush ishte ajo dhuratë.

Campbell tha se këta gurë ajo ia kishte dhënë një organizate humanitare në Afrikën e Jugut dhe më vonë kishte mësuar se ata gurë ishin diamante të papërpunuara.

Prokurorët e kanë ftuar supermodelen Naomi Campbell për të dëshmuar lidhur me një dhuratë që ajo e kishte marrë në vitin 1997 pas një darke të Nelson Mendelës në Afrikën e Jugut.

Ish presidenti i Liberisë, Charles Taylor, është i akuzuar se ka marrë diamante të papërpunuara nga kryengritësit në Sierra Leone, një muaj para darkës së përmendur dhe i kishte përdorë ata për të blerë armatim për kryengritësit në Afrikën e Jugut.

Zoti Taylor e refuzon pohimin se ka marrë diamante nga kryengritësit ose se ndonjërin ia ka dhënë supermodeles Campbell.

Prokurorët po përpiqen të tregojnë se zoti Taylor kishte diamante të papërpunuara, një muaj pasi ishte vizituar nga kryengritësit dhe një muaj para se junta kishte pranuar një anije të madhe me armatim nga Afrika e Jugut.

Akorja Mia Farrow, e cila poashtu kishte marrë pjesë në darën e vitit 1997, do të dëshoj në gjykatë të hënën.

Ish presidenti Taylor akuzohet lidhur me konfliktet në Liberi dhe në Sierra Leone, nga të cilat u vranë më se 250 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG