Ndërlidhjet

Kirgizi: Otunbajeva pranon shkeljen e të drejtave të uzbekëve


Presidentja e Kirgizisë, Roza Otunbajeva, ka pranuar se forcat e sigurisë së vendit të saj, i kanë shkelur të drejtat e minoritet uzbek gjatë trazirave etnike vdekjeprurëse në muajin qershor.

Siç transmeton agjencia AFP, ajo këtë e ka pranuar pas akuzave nga ana e grupeve për të drejtat e njeriut dhe nga OKB-ja, se forcat e sigurisë së Kirgizisë, pas trazirave, i kanë marrë në shënjestër uzbekët.

Otunbajeva i ka konfirmuar akuzat dhe ka cituar disa raste specifike, prej të cilëve veçohet incidenti, për të cilin ishte raportuar gjërësisht, e në të cilin, dy uzbekë etnikë, ishin vrarë nga policët gjatë një operacionit në fshatin Nariman, në muajin qershor.
XS
SM
MD
LG