Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës u vranë 6 policë


Nga një sulm vetëvrasës kundër konvojit të forcave të sigurisë afgane dhe të NATO-s, në pjesën veriore të Afganistanit, janë vrarë së paku gjashtë policë dhe plagosur 13 persona.

Një zyrtar lokal në provincën Kunduz, tha se forcat e sigurisë ishin në patrullim, kur sulmuesi vetëvrasës me veturën e tij u përplas për ta.

Ai theksoi se në mesin e të vrarëve ishte edhe komandanti i njësisë policore të Afganistanit.

Nuk kishte të vrarë në mesin e ushtarëve të jashtëm, por dy ushtarë amerikanë ishin plagosur.

Në provincën Kunduz janë të vendosura trupat e Gjermanisë dhe të Shteteve të Bashkuara, si pjesë e forcës ndërkombëtare prej 140 mijë ushtarëve të jashtëm në Afganistan.
XS
SM
MD
LG