Ndërlidhjet

logo-print

Kabuli akuzon NATO-n për 39 civilë të vrarë



Qeveria afgane bën të ditur se hetimet tregojnë për 39 civilë të vrarë, të gjithë gra e fëmijë, nga një sulm i NATO-s muajin e kaluar. Shifra është më e ulët se ajo që ishte publikuar ditë më parë, por më e lartë se numri i viktimave i pranuar nga NATO-ja.

Burimet e Aleancës pohojnë se kanë hetuar raportet për vrasjen e mbi 50 civilëve në provincën e Helmandit nga sulmi i një rakete të NATO-s. Zëdhënësi i forcës shumëkombëshe tha se nuk mund të komentonte raportet e ardhura nga zyra e Karzait për vrasjen e 39 civilëve.

Më herët NATO-ja njoftoi se gjashtë persona, shumica militantë, u vranë gjatë sulmit në fjalë.

Zyra e Karzait tha se viktimat ishin civilë, të mbledhur në një shtëpi për të mënjanuar luftimet me forcave të NATO-s dhe talibanëve.
XS
SM
MD
LG