Ndërlidhjet

Kombëtarja gjermane pa yjet e Bajernit



Trajneri i kombëtares gjermane të futbollit nuk do të angazhojë më shumë se dy lojtarë të ekipit të Bajernit të Mynihut në ndeshjen miqësore me Danimarkën në 11 gusht. Vendimi duket të jetë në përgjigjje të ankesave të trajnerit të Bajernit, holandezit Luis Van Gaal, për ndeshjen miqësore vetëm nëntë ditë para fillimit të kampionatit gjerman të futbollit.

Gjermania në ndeshjet kualifikuese për finalet e kampionatit evropian në vitin 2012 është në Grupin A, së bashku me Turqinë, Austrinë, Kazakistanin dhe Azerbaxhianin.
XS
SM
MD
LG